UBT News

Shefit të Apple i ulet paga për 40%

Paga vjetore e shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook do të ulet për 40% këtë vit. Gjiganti i teknologjisë njoftoi se Cook e bëri këtë kërkesë pas kritikave që i mori nga aksionarët.

Komiteti i kompensimit i Apple i dha atij një “kompensim të synuar” në total prej 49 milionë dollarësh për vitin 2023.

Vitin e kaluar, aksionet e Apple ranë ndjeshëm për shkak të çështjeve të zinxhirit të furnizimit dhe një ngadalësimi ekonomik global.

“Komiteti i Kompensimit balancoi reagimet e aksionarëve, performancën e jashtëzakonshme të Apple dhe një rekomandim nga Cook për të rregulluar kompensimin e tij në dritën e reagimeve të marra”, tha Apple.

Ky veprim nuk do ta prekë pagën bazë vjetore të tij prej 3 milionë dollarësh dhe një bonus deri në 6 milionë dollarë./UBTNews/

Exit mobile version