UBT News

Shefi pushon nga puna 900 punonjësit e tij përmes Zoom

Shefi i një firme amerikane është kritikuar pasi pushoi rreth 900 punonjës të tij, nga në një telefonatë e vetme në Zoom, transmeton UBT News.

“Nëse jeni në këtë telefonatë, ju jeni pjesë e grupit të pafat që do të pushohet nga puna”, kishte thënë Vishal Garg, shefi ekzekutiv i firmës së hipotekave Better.com, në thirrjen e cila ishte ngarkuar më vonë në mediat sociale.

Komentet në mediat sociale treguan se ai ishte “i ftohtë”, “i ashpër” dhe “një veprim i tmerrshëm”, veçanërisht në prag të Krishtlindjes.

“Do të doja që lajmet të ishin ndryshe. Do të doja të lulëzonim”, tha ai. Garg tha se performanca dhe produktiviteti i stafit dhe ndryshimet në treg qëndrojnë pas shkarkimit masiv të asaj që ai tha se ishte 15% e fuqisë punëtore të kompanisë së tij./UBTNews/

Exit mobile version