UBT News

Shefi kibernetik i Ukrainës: Po përballemi me luftë hibride

Autoriteti i sigurisë kibernetike të Ukrainës thotë se vendi po përballet me luftë në tokë dhe në aspektin kibernetik. Sipas tij, Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike kundër qeverisë së saj dhe rrjeteve të infrastrukturës, ku qytetarët dhe zyrtarët tani janë në shënjestër.

Zëvendëskryetari i Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve të Veçanta, Viktor Zhora, thotë se kjo po ndodh për herë të parë në histori dhe u zotua se do t’i japin fund sa më shpejt.

“Këto lufta me të cilat po përballemi janë pjesë e luftës hibride. Kjo po ndodh për herë të parë në histori dhe unë besoj se luftës kibernetike mund t’i dhëmë fund vetëm me përfundimin e luftës konvencionale dhe do të bëjmë gjithçka që sa më shpejt të arrijmë te ai moment”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version