UBT News

Shefi i Zoom-it, Greg Tomb pushohet nga puna “pa arsye”

Platforma e videokonferencave Zoom ka shkarkuar presidentin e saj, Greg Tomb, një ish-ekzekutiv i Google. Kontrata e tij me kompaninë u shkëput “pa arsye”.

Tomb erdhi në këtë post në qershor të vitit 2022. Një zëdhënës i Zoom-it tha se kompania nuk po kërkon zëvendësim.

Tomb raportonte direkt te shefi ekzekutiv Eric Yuan, i cili filloi punën në Zoom në vitin 2011 dhe ishte në krye të kompanisë pas fitimeve të mëdha gjatë periudhës së pandemisë./UBTNews/

Exit mobile version