“Vendimmarrësit” e Rusisë janë akuzuar për tradhti nga shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Shefi i grupit mercenar akuzoi Kremlinin pasi dështoi për t’u siguruar luftëtarëve të tij dërgesat e municionit shumë të nevojshëm.
Ai tha gjithashtu se luftëtarët e tij po bënin gjithçka që mundeshin me “sasinë minimale të municioneve” që kishin aktualisht.
“Një grup kriminal nuk na dha municion”, tha Prigozhin në një deklaratë audio pesëminutëshe në Telegram.
Prigozhin pretendoi se stoqet nuk ishin dorëzuar në fushën e betejës dhe tha se luftëtarët e tij nuk kishin municion për të luftuar kundër artilerisë ukrainase për shkak të “tradhtisë” nga zyrtarët rusë, të cilët ai i përshkroi si “banditë”.
“Unë mendoj se kjo që po ndodh sot është një krim kundër Rusisë dhe popullit rus. Kriminelët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.
Këtë muaj, bosi i Wagner, i cili është aleat i Vladimir Putin, tha se forcat e tij kontrollonin 80% të Bakhmutit./UBTNews/