Shefi i mercenarëve rus Yevgeny Prigozhin ka akuzuar shefat ushtarakë rusë se kanë gënjyer Presidentin Vladimir Putin për shkallën e humbjeve ruse.
Në një seri mesazhesh emocionale audio gjatë dy ditëve, Prigozhin përshkallëzoi kritikat e tij të përsëritura ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Sergej Shoigu dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.
“Mbeturina po hidhen në tavolinën e presidentit. Shoigu dhe Gerasimov kanë një qasje të thjeshtë: Gënjeshtra duhet të jetë monstruoze që njerëzit ta besojnë atë. Kjo është ajo që ata po bëjnë”, tha Prigozhin.
“Gjithçka po fshihet nga të gjithë. Rusia do të zgjohet një ditë dhe do të mësojë se Krimeja [e aneksuar nga Rusia] u është dorëzuar ukrainasve! Ata po mashtrojnë popullin rus dhe nëse vazhdon kështu, ne do të mbetemi pa gjënë më të rëndësishme: Rusinë”, shtoi ai./UBTNews/