UBT News

Shefi i UNMIK-ut flet në Këshill të Sigurimit për ngjarjet në veri të Kosovës

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka folur lidhur me zhvillimet në veri të Kosovë ku ka thënë se sipas qytetarëve, në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës në aksionin e fundit ka hedhur granata dore në drejtim të shtëpive të qytetarëve.

Tanin ka thënë poashtu se aksioni është përshkruar si aksion kundër kontrabandës.

“Policia e Kosovës sërish është futur në veri të Kosovës për siç është përshkruar aksion kundër kontrabandës. Nuk dihet saktë nëse KFOR-i është njoftuar për aksionin, si pasojë mbeten të plagosur disa protestues dhe policë. Qytetarët e Veriut të Mitrovicës raportuan se policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe granta dore në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Në bisedat që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai tha se ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Exit mobile version