Si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë kryer krime lufte muajin e kaluar, tha shefi i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara, teksa mijëra palestinezë u larguan nga jugu në mes të ofensivës në rritje të Izraelit kundër grupit militant islamik.
“Mizoritë e kryera nga grupet e armatosura palestineze më 7 tetor ishin të neveritshme, brutale dhe tronditëse, ato ishin krime lufte – siç është mbajtja e vazhdueshme e pengjeve”, tha Volker Türk, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Dënimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë përbën gjithashtu një krim lufte, siç bën edhe evakuimi i paligjshëm me forcë i civilëve”, shtoi ai.
Sulmet e Izraelit kanë vrarë të paktën 10,515 njerëz dhe kanë plagosur më shumë se 26,000 të tjerë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas një raporti nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, bazuar nga burime në enklavën e kontrolluar nga Hamasi.
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbëjnë rreth 74% të atyre vdekjeve, shtoi raporti./UBTNews/