Shefi i Samsung Mobile në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se ai nuk i dha vajzës së tij telefon deri në moshën 11-vjeçare.
“Unë personalisht nuk do t’ia kisha dhënë një telefon aq herët, por është një vendim prindëror”, tha James Kitto.
Ai tha se pavarësisht moshës kur fëmijët fillojnë të posedojnë telefona, është e rëndësishme që ata të vlerësojnë se a janë të sigurt në internet.
Reagimi i tij vjen pasi kryeinspektorja e Ofsted tha se është e habitur që fëmijët e shkollave fillore kanë telefona inteligjentë.
Sipas një studimi që u publikua këtë javë, fëmijët deri në moshën 9-vjeçare janë të ekspozuar ndaj pornografisë në internet.
“Nga perspektiva ime personale, vajza ime u bë me smartphone në moshën 11-vjeçare”, deklaroi ai.
Të gjithë ofruesit e telefonisë celulare ofrojnë shërbime falas të kontrollit prindëror për të kufizuar atë që fëmijët mund të shohin në internet, sipas rregullatorit të telekomit, Ofcom, i cili gjithashtu njofton se fëmijët duhet të jenë të kujdesshëm kur ndajnë foto dhe përdorin rrjetet sociale./UBTNews/