Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së tha se njerëzit në qytetin port të rrethuar ukrainas të Mariupolit ” po vdesin urie” dhe se kriza humanitare e vendit do të përkeqësohet, në një intervistë me Associated Press.
David Beasley tha se Programi Botëror i Ushqimit po përpiqej të siguronte furnizime ushqimore në zonat që po përballen me shumë sulme, por ka pengesa përfshirë mungesa e qasjes dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe karburantit.
“Nuk do të jenë vetëm ditët e ardhshme – por javët dhe muajt e ardhshëm mund të bëhen edhe më të ndërlikuara se sa janë tani”, deklaroi ai.
“Ne nuk do të heqim dorë nga njerëzit e Mariupolit. Por është një situatë e vështirë, njerëzit po vdesin urie”, deklaroi ai më tej./UBTNews/