Shefi i policisë së Polonisë, Jarosław Szymczyk është shtruar në spital me lëndime të lehta pasi shpërtheu një dhuratë që e mori nga Ukraina.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e të mërkurës në selinë e policisë në Varshavë, tha Ministria e Brendshme polake.
Edhe një punonjës civil pësoi lëndime të lehta, por nuk kishte nevojë për trajtim mjekësor. Dëmtime ka pësuar edhe ndërtesa.
Ministria nuk konfirmoi se çfarë objekti kishte shpërthyer, por deklaroi se Szymczyk e kishte marrë atë si dhuratë gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë./UBTNews/