Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të mërkurën se palët e përfshira në konflikt në Gaza po e “shkelin” ligjin ndërkombëtar dhe u kërkoi atyre të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm humanitar.
Guterres tha se palët ndërluftuese po “injorojnë ligjin ndërkombëtar, shkelin Konventat e Gjenevës dhe madje shkelin Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
“Bota po qëndron pranë derisa civilët, kryesisht gra dhe fëmijë, vriten, gjymtohen, bombardohen, detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe u mohohet qasja në ndihma humanitare”, tha ai./UBTNews/