UBT News

Shefi i OKB-së thotë se fshati i parë i Indisë me energji diellore po e “transformon” jetën e banorëve

Fshati i parë i Indisë me energji diellore po sjell një shembull të mirë të “harmonisë midis njerëzimit dhe planetit”, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Shefi i OKB-së vizitoi dje fshatin Modhera në Gujarat të Indisë, gjatë një udhëtimi treditor. Ky projekt i vitit 2021, u ka siguruar mijëra banorëve energji të rinovueshme për të furnizuar me energji shtëpitë e tyre. Projekti kushtoi gjithsej 8.3 milionë € dhe u pagua gjysma nga Qeveria e Gujaratit dhe gjysma tjetër nga Qeveria e Indisë.

Fshati tani ka rreth 12 hektarë tokë të mbuluar me panele diellore dhe tavane në afërsisht 1 mijë e 300 shtëpi që gjenerojnë 1 kW energji./UBTNews/

Exit mobile version