Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se përfundimi i luftës në Gaza është prioritet dhe u kërkoi vendeve të veprojnë për atë që ai e quajti “mospërfillje” të ligjit ndërkombëtar nga ana e Izraelit.
“Shtetet nuk duhet – nuk mund – të pranojnë shpërfillje të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë vendimet detyruese të këshillit të sigurisë (OKB) dhe urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), as në këtë dhe as në ndonjë situatë tjetër”, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.
Ai tha se situata duhet të adresohet në mënyrë “gjithëpërfshirëse”./UBTNews/