Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka njoftuar një plan për të përshpejtuar kalimin e botës në energjinë e rinovueshme, duke thënë se lufta në Ukrainë ishte një thirrje zgjimi për globin që të heqë dorë nga karburantet fosile.
“Lufta në Ukrainë dhe efektet e saj të menjëhershme në çmimet e energjisë është një tjetër thirrje zgjimi. E vetmja e ardhme e qëndrueshme është ajo e rinovueshme. Ne duhet t’i japim fund ndotjes nga karburantet fosile dhe të përshpejtojmë tranzicionin e energjisë së rinovueshme, përpara se të djegim shtëpinë tonë të vetme”, tha ai, duke shtuar “koha po mbaron”./UBTNews/