Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të enjten për përfundimin e menjëhershëm të aktiviteteve ushtarake pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë, më i madhi në Evropë.
“Unë po u bëj thirrje forcave ushtarake të Federatës Ruse dhe Ukrainës që të ndërpresin menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake në afërsi të uzinës dhe të mos synojnë objektet apo rrethinat e saj”, deklaroi ai./UBTNews/