Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se ndërtimi i vendbanimeve të paligjshme izraelite në territorin palestinez shkakton “tensione dhe dhunë”.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka bërë thirrje Izraelit që menjëherë të “ndalojë të gjitha aktivitetet e vendbanimeve” në territorin e pushtuar palestinez, duke përshkruar planet e Izraelit për të avancuar ndërtimin e vendbanimeve izraelite si nxitje të “tensioneve dhe dhunës” dhe si një pengesë kryesore për një paqe të qëndrueshme.
Komentet e shefit të OKB-së vijnë pasi pesë palestinezë u vranë – përfshirë një djalë 15-vjeçar – dhe më shumë se 90 u plagosën në përleshjet më të ashpra ndër vite që shpërthyen kur forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë së hënës.
“Sekretari i Përgjithshëm përsërit se vendbanimet janë një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë Farhan Haq.
“Zgjerimi i këtyre vendbanimeve të paligjshme është një shtytës i rëndësishëm i tensioneve dhe dhunës dhe thellon nevojat humanitare”, tha Haq.
“Ai forcon më tej pushtimin e Izraelit të territorit palestinez, cenon tokën dhe burimet natyrore palestineze, pengon lëvizjen e lirë të popullsisë palestineze dhe minon të drejtat legjitime të popullit palestinez për vetëvendosje dhe sovranitet”, tha shefi i OKB-së, sipas tij./UBTNews/