Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se “asgjë nuk mund të justifikojë” mizoritë e kryera nga Hamasi më 7 tetor ose “ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez” nga Izraeli, pasi ai bëri thirrje për t’i dhënë fund armiqësive.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mobilizohet për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve dhe fillimin e një procesi të pakthyeshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, shkroi ai në X.
Të martën, Guterres tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Libani është afër që të bëhet një Gaza tjetër, duke thënë se kriza është “bërë një makth i pandërprerë që kërcënon të shkatërrojë të gjithë rajonin”./UBTNews/