Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të takohet sot me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev për të diskutuar rreth zgjerimit të një marrëveshjeje me Moskën që mundëson eksportin e drithërave të Ukrainës nga Deti i Zi.
Marrëveshja 120-ditore, e cila u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia gjatë muajit korrik dhe u zgjat gjatë muajit nëntor, do të rinovohet më 18 mars nëse asnjëra palë nuk e kundërshton. Por Rusia ka sinjalizuar se pengesat ndaj eksporteve të saj bujqësore duhet të hiqen.
Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të drithërave dhe plehrave.
Fuqitë perëndimore e kanë goditur Rusinë me sanksione të ashpra pas pushtimit të Ukrainës më shumë se një vit më parë./UBTNews/