UBT News

Shefi i OKB-së: Debati rreth konfliktit të mundshëm bërthamor është “i papranueshëm”

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres filloi sesionin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke thënë: “Nuk ka shenja se Rusia do të heqë dorë nga Ukraina”.

Sipas tij, debati rreth konfliktit të mundshëm bërthamor është totalisht i papranueshëm, duke shtuar se është i shqetësuar rreth planeve për referendum në pjesët e pushtuara të Ukrainës. Ai shtoi se edhe situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhias përbën shqetësim të madh.

Guterres mirëpriti këmbimin e 300 të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version