UBT News

Shefi i OKB-së bën thirrje për hetim mbi pretendimet ndaj Hamasit për dhunë seksuale

“Pretendimet se Hamasi dhe shtetet tjera kryejnë dhunë seksuale që nga 7 tetori duhet të hetohen dhe ndiqen me rigorozitet”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në “X”.

Në fillim të janarit, ekspertë të pavarur të emëruar nga OKB-ja thanë se ka rritje të provave mbi përdhunime dhe gjymtime gjenitale që tregojnë për krime të mundshme kundër njerëzimit të kryera nga Hamasi që nga fillimi i sulmit më 7 tetor.

Hamasi ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim dhe dhunë seksuale si “të pabaza”, duke thënë se pretendimet janë pjesë e “një serie” “gënjeshtrash” izraelite që nga fillimi i luftës./UBTNews/

Exit mobile version