UBT News

Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim në Gaza

United Nations Secretary-General Antonio Guterres speaks during a United Nations Security Council meeting about his invoking Article 99 of the United Nations charter to address the humanitarian crisis in the midst of conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas at the UN headquarters in New York City, U.S., December 8, 2023. REUTERS/Shannon Stapleton

Në një adresim para Këshillit të Sigurisë të premten, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi për një krizë të afërt në Gaza, duke theksuar rrezikun e lartë të kolapsit të sistemit të mbështetjes humanitare që mund të çojë në pasoja shkatërruese.

Guterres shprehu shqetësimin se situata e vazhdueshme mund të rezultojë në prishjen e plotë të rendit publik dhe në përshkallëzim të presionit për zhvendosje masive në Egjipt, duke shkaktuar potencialisht një efekt përhapës në të gjithë rajonin.

Teksa bëri thirrje për veprim urgjent, ai përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke e përshkruar situatën aktuale si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Gjithashtu Guterres theksoi kërcënimin e paprecedentë për sigurinë e stafit të Kombeve të Bashkuara, teksa njoftoi se mbi 130 persona kanë vdekur gjatë konfliktit deri më tani, duke shënuar humbjen më të madhe të jetëve në historinë e organizatës./UBTNews/

Exit mobile version