Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë sugjeron se racizmi është arsyeja pse kriza në rajonin Tigray të Etiopisë nuk ka marrë vëmendje më të madhe, duke e quajtur atë “kriza më e keqe humanitare në botë”.
Gjatë një prononcimi për media, Tedros Adhanom Ghebreyesus, me prejardhje nga Tigray, pyeti se pse situata atje nuk u mbulua po aq sa lufta në Ukrainë.
“Ndoshta arsyeja është ngjyra e lëkurës së këtyre njerëzve”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSh-së.
Miliona njerëz në Tigray, një rajon verior i Etiopisë, janë kapur në mes të një lufte midis forcave qeveritare – të ndihmuar nga luftëtarët nga Eritrea dhe milicitë e tjera, dhe forcat besnike të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF).
Situata është e ngjashme me zinë e bukës në Tigray dhe rajonet fqinje, dhe shumë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe janë shkëputur nga bota që nga fillimi i konfliktit në nëntor të vitit 2020.
OKB-ja thotë se atje po ndodhin abuzime me të drejtat e njeriut dhe shkelje të refugjatëve, dhe të dyja palët akuzohen për tortura, vrasje të civilëve, përdhunime në grup dhe shënjestrim të njerëzve për shkak të përkatësisë së tyre etnike.
Qeveria ka mohuar se ka në shënjestër civilët./UBTNews/