Situata në Bregun Perëndimor po “përkeqësohet edhe më tej” dhe është “në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut”, tha komisioneri i BE-së për ndihmë humanitare dhe menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic.
Në rrjetin social “X”, ai shkroi se “përdorimi pa kriter i forcës ushtarake dhe dhuna e kolonëve kundër civilëve dhe shkatërrimi i gjerë i shtëpive dhe infrastrukturës” nga Izraeli përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut”.
Komentet e tij vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë vrarë pesë “terroristë” palestinezë në ditën e dytë të bastisjeve.
Izraeli thotë se forcat e tij po synojnë “grupe terroriste dhe qeliza terroriste” në Bregun Perëndimor./UBTNews/