UBT News

Shefi i NATO-s vizitë në Athinë, zbardhen diskutimet me Mitsotakis

Pas ndalesës në Turqi, këtë të martë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, u ndal në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek Mitsotakis.

Ata biseduan për sfidat e sigurisë, mbështetjen për Ukrainën dhe “rolin vendimtar” të Greqisë në mbështetjen e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Rutte përshëndeti faktin që Greqia investon 3 për qind të PBB-së së saj në mbrojtje. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Greqinë për mbështetjen e saj për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Muajin e kaluar, Athina nënshkroi një marrëveshje dypalëshe sigurie me Kievin dhe njoftoi se do të përshpejtojë trajnimin e pilotëve dhe teknikëve ukrainas për F-16.

Rutte nënvizoi se përdorimi nga Rusia i armëve dhe trupave të Koresë së Veriut, dronëve iranianë dhe mallrave kineze me përdorim të dyfishtë kontribuon në një mjedis “gjithnjë e më të rrezikshëm” dhe përfaqëson një “sfidë për paqen dhe sigurinë globale”.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm takoi edhe ministrin grek të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm.

Exit mobile version