Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti një vendim të liderëve finlandezë për të favorizuar anëtarësimin në aleancë dhe tha se procesi i anëtarësimit do të jetë “e qetë dhe e shpejtë”.
Disa orë më parë, presidenti finlandez, Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin shprehën mbështetjen për anëtarësimin në NATO, në kundërshtim me paralajmërimet nga Moska. Një deklaratë zyrtare për t’u bashkuar pritet të dielën.
“Ky është një vendim sovran nga Finlanda, të cilin NATO e respekton plotësisht. Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO”, tha Stoltenberg./UBTNews/