Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në një takim të delegatëve në Bruksel se blloku i sigurisë mbetet i bashkuar në mbështetjen e tij për Ukrainën.
Në takimin e parë që kur Rusia nisi pushtimin ndaj fqinjit të saj, Stoltenberg thotë se liderët perëndimorë i kanë ofruar një sasi masive mbështetjeje ushtarake Kievit dhe zotohet të vazhdojë këtë mbështetje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Bota po e dënon këtë luftë të pakuptimtë”, thotë Stoltenberg. Aleatët dhe partnerët e NATO-s po vendosin sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë dhe ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën.
“Për shumë vite ne kemi trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kemi ofruar sasi të mëdha pajisjesh kritike për të ndihmuar Ukrainën të ruajë të drejtën e saj për vetëmbrojtje”.
“Që nga fillimi i pushtimit rus, aleatët kanë rritur ndjeshëm mbështetjen tonë për popullin trim ukrainas, qeverinë dhe forcat e armatosura me pajisje ushtarake, ndihmë humanitare dhe financiare dhe strehim për miliona refugjatë. Sot është edhe më e rëndësishme që ne të gjithë mbështesin Ukrainën”.