UBT News

Shefi i NATO-s: Putini po ‘dështon’ në Ukrainë dhe po përpiqet të përdorë dimrin si armë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Vladimir Putin po “dështon” në Ukrainë dhe se Rusia po përpiqet të përdorë dimrin si armë.

Stoltenberg shtoi se aleatët e bllokut kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pajisje të tjera për të ndihmuar Kievin të rindërtojë objektet e tij të dëmtuara të energjisë.

Ministrat e jashtëm të NATO-s po takohen sot në Rumani për të siguruar mbështetje shtesë për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën e saj energjetike.

Si pasojë e sulmeve, miliona ukrainas kanë mbetur pa energji, ujë dhe ngrohje./UBTNews/

Exit mobile version