UBT News

Shefi i NATO-s kërkon zgjatjen e armëpushimit në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se një zgjatje e armëpushimit “do të lejonte lehtësimin shumë të nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve”.

Duke folur me gazetarët në Bruksel, ai tha gjithashtu se Irani duhet të frenojë grupin Hezbollah të Libanit.

Edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së bëri thirrje gjithashtu për një zgjatje të armëpushimit dhe për ta bërë atë afatgjatë në mënyrë që të punohet për një zgjidhje politike./UBTNews/

Exit mobile version