UBT News

Shefi i NATO-s ka dy mesazhe për Kurtin dhe Vuçiqin

NATO Secretary General Jens Stoltenberg holds a press conference along with the European Parliament president at the European Parliament in Brussels on April 28, 2022. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka bërë të qartë se NATO është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë, bazuar në mandatin e OKB-së, nëse vihet në pikëpyetje stabiliteti.

Pas bisedës që dje kishte me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për tensionet në veri të Kosovës, ai shkroi në Twitter se të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e BE-së dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë.

Bisedova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. NATO-ja qëndron e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e saj të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Stoltenberg.

Exit mobile version