Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të premten i bëri thirrje Kinës që të ndalë mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Kina është ajo që mundëson prodhimin e shumë prej armëve që i përdor Rusia”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Oslo.
Ai tha se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është sigurimi i armëve për Kievin./UBTNews/