Junta qeverisëse e Malit njoftoi të dielën se do të dëbojë kreun e divizionit të të drejtave të njeriut, duke i dhënë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi.
Vendimi erdhi pasi një aktivist i të drejtave të Malit muajin e kaluar denoncoi situatën e sigurisë në Mali përmes një fjalimi në një mbledhje të OKB-së dhe akuzoi partnerët e rinj ushtarakë rusë të regjimit për shkelje të rënda të të drejtave.
Ministria e Jashtme e ka shpallur Guillaume Ngefa Atonodok Andalin, person non grata.
“Kjo masë vjen pas veprimeve destabilizuese dhe subversive të Andalit”, thuhet në deklaratë, e cila u lexua edhe në lajmet e televizionit kombëtar./UBTNews/