Kreu i grupit “Helmetat e Bardha” akuzoi Kombet e Bashkuara të premten për dështimin e dërgimit të ndihmës së duhur humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.
Raed Al Saleh, i cili drejton grupin, tha se nuk kanë pranuar asnjë ndihmë nga OKB-ja që nga tërmeti i së hënës. Gjithashtu deklaroi se gjashtë kamionët që kaluan kufirin në Siri të enjten, ishin dërgesë e rregullt porse ishte vonuar.
“Kamionët që hynë dje janë një kolonë që ishte planifikuar të arrinte të hënën, por u vonuan për shkak të tërmetit”, u tha ai gazetarëve përmes videolidhjes nga Idlib.
“Deri më tani asnjë ndihmë nuk ka mbërritur në veriperëndim të Sirisë nga OKB-ja si përgjigje ndaj tërmetit”, deklaroi ai tutje./UBTNews/