UBT News

Shefi i Hamasit u kërkon shteteve myslimane të mbështesin ‘rezistencën me armë’

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, u bëri thirrje shteteve myslimane të martën që t’u ofrojnë militantëve palestinezë armë, derisa lufta e grupit me Izraelin po vazhdon në Rripin e Gazës.

“Ne po shohim vende të botës që derdhin armë në okupim (Izrael)… Ka ardhur koha (që shtetet myslimane) të mbështesin rezistencën me armë, sepse kjo nuk është… beteja vetëm e popullit palestinez”, tha Haniyeh në një fjalim në Doha./UBTNews/

Exit mobile version