Shefi i Disney-t u ka kërkuar punonjësve që aktualisht po punojnë nga shtëpia që të fillojnë punën nga zyra për katër ditë në javë nga fillimi i muajit mars.
Shefi ekzekutiv, Bob Iger tha se punëtorëve të ashtuquajtur “hibridë” tani do t’u kërkohet të fillojnë punën në zyrë “nga e hëna deri të enjten”. Sipas tij, bashkëpunimi ballë për ballë është çelësi për “një biznes krijues si Disney”.
“Unë besoj se duke punuar së bashku më shumë ne do t’i kontribuojmë kreativitetit, kulturës dhe karrierës së punonjësve tanë të kompanisë”, shtoi ai.
Ashtu si shumica e kompanive të tjera të mëdha, Disney ua mundësoi punonjësve punën nga shtëpia gjatë pandemisë për të frenuar përhapjen e COVID-19./UBTNews/