Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar mëngjesin e së enjtes, kryeministrin Albin Kurti.
Orav i ka shprehur Kurtit, gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve BE-Kosovë.
“Ishte nder të takohem me kryeministrin Albin Kurti sot, për të përsëritur mbështetjen e fortë të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Shpreha gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë. Mezi e pres bashkëpunimin tonë!” shkroi Orav.