Irani u pajtua të rilidhë kamerat dhe pajisjet e tjera të monitorimit në vendet bërthamore dhe të rrisë ritmin e inspektimeve, sipas kreut të agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara. Kështu deklaroi Rafael Grossi të shtunën pas takimit me presidentin iranian, Ebrahim Raisi dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Teheran.
Vizita e tij erdhi pas zbulimit të grimcave të uraniumit afër nivelit të armëve në një strukturë nëntokësore iraniane dhe ndodhi vetëm dy ditë para një takimi tremujor të bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) prej 35 vendesh.
“Gjatë muajve të fundit, ka pasur një reduktim në disa nga aktivitetet e monitorimit” në lidhje me kamerat dhe pajisjet e tjera “të cilat nuk funksiononin”, u tha Grossi gazetarëve pas kthimit të tij në Vjenë, Austri, ku agjencia ka selinë e saj.
“Ne kemi rënë dakord që ato do të funksionojnë përsëri”, deklaroi ai tutje./UBTNews/