Ed Sheeran ka zbuluar se do të zhvendoset përkohësisht në ShBA, pasi do të qëndrojë atje gjatë turneut të tij, ndërsa ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një largim të përhershëm nga Mbretëria e Bashkuar.
Gjatë një interviste në emisionin “The One Show”, këngëtari tregoi se vendimi lidhet kryesisht me familjen e tij, duke theksuar se është më e lehtë të jetojnë në Amerikë për kohën sa ai është në turne, sesa të udhëtojnë vazhdimisht mes dy kontinenteve.
“Gjithë karrierën time e kam kaluar kështu. Kur shkoj në turne në SHBA, vendos të jetoj përkohësisht atje sepse kam familjen me vete. Disa e paraqesin sikur unë po largohem përgjithmonë nga Britania, por kjo nuk është e vërtetë,” u shpreh ai.
Sheeran bëri të ditur se, pas përfundimit të angazhimeve muzikore, planifikon të kthehet në Framlingham, qytetin pranë të cilit është rritur.
“I dua fëmijët e mi dhe nuk është logjike t’i shëtisja vazhdimisht nga SHBA në Britani gjatë turneut,” shtoi artisti. /A.Z/UBT News/