Forcat amerikane vranë tre udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik në dy operacione të veçanta ushtarake në Siri të enjten, duke përfshirë një sulm të rrallë tokësor në një pjesë të verilindjes që kontrollohet nga regjimi sirian, thanë zyrtarët amerikanë.
Sipas zyrtarëve, forcat e operacioneve speciale amerikane kryen një bastisje pranë fshatit Qamishli, duke vrarë kryengritësin e IS Rakkan Wahid al Shamman, duke plagosur një tjetër dhe duke kapur dy të tjerë.
Të enjten mbrëma, ShBA kreu një sulm ajror në Sirinë veriore, duke vrarë Abu Ala, kreun numër 2 të Shtetit Islamik në Siri dhe Abu Mu’ad al Qahtani, një tjetër udhëheqës i IS, thanë zyrtarët.
ShBA vazhdon të ketë rreth 900 forca në Siri për të këshilluar dhe ndihmuar Forcat Demokratike Siriane në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik./UBTNews/