UBT News

SHBA vlerëson se Rusia deri më tani nuk ka pasur përfitime të mëdha territoriale pas sulmeve të reja

Në fillim të ofensivës së zgjeruar të Rusisë në Donbas, SHBA vlerëson se nuk ka pasur përfitime të mëdha territoriale për Rusinë deri më tani, sipas dy zyrtarëve të lartë amerikanë.

SHBA ka vëzhguar disa sulme të reja nga forcat ruse, të cilat sipas njërit nga zyrtarët janë për të testuar mbrojtjen e Ukrainës. Megjithatë, vijat e frontit mbeten statike, shtoi ai.

Për të ndihmuar në përgatitjen e forcave ukrainase për betejat që do të vijnë, një pako e re armësh prej 800 milionë dollarësh do të përqendrohet në artileri, sipas një zyrtari të lartë amerikan dhe një burimi të Kongresit me njohuri për plan-projektin./UBTNews/

Exit mobile version