Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksione ndaj dy kompanive për transportin e mallrave iraniane, të cilat shitën produkte për të financuar grupin Huthi.
SHBA vendosi sanksionet një ditë pas kryerjes së sulmeve në Jemen kundër Huthit në përgjigje të valës së sulmeve të Huthit në Detin e Kuq.
Mallrat u dërguan në emër të një financuesi të sanksionuar nga SHBA, që u mbështet nga Irani, Sa’id al-Jamal, njoftoi Departamenti i Thesarit. Ai u sanksionua nga SHBA në qershor të vitit 2021 për shkak të rolit të tij në financimin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit – Forca Qods dhe Houthis.
Të ardhurat nga shitja e këtyre mallrave “mbështesin Huthit dhe sulmet e tyre të vazhdueshme kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit”, njoftoi Departamenti i Thesarit në një njoftim për shtyp./UBTNews/