Presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur të mos e shpallë Rusinë si shtet sponsor të terrorit, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Është një emërtim të cilin e ka kërkuar Ukraina, por Moska ka paralajmëruar se do të dëmtonte lidhjet ShBA-Rusi.
Emërtimi i Rusisë në atë mënyrë do të rrezikonte eksportet e ushqimit dhe marrëveshjet për lëvizjen e mallrave përmes Detit të Zi, tha Jean-Pierre./UBTNews/