Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të hënën sanksione ndaj 11 zyrtarëve të qeverisë iraniane për shkelje të të drejtave të njeriut.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Irani dhe mbeten të përkushtuara për të mbështetur popullin e Iranit ndërsa ata përballen me brutalitetin e regjimit iranian dhe kërkojnë respekt për liritë e tyre themelore”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë.
“Sot, Departamenti i Shtetit po ndërmerr veprime për të vendosur kufizime vizash për 11 zyrtarë të qeverisë iraniane, të cilët besohet se janë përgjegjës për abuzimin, ndalimin ose vrasjen e protestuesve paqësorë ose pengimin e të drejtave të tyre”, shkruan AA.
Departamenti i Thesarit caktoi gjithashtu katër individë në lidhje me abuzime serioze të të drejtave të njeriut në Iran.
Ai tha se po ndërmerrte gjithashtu veprime kundër sekretarit të Këshillit Suprem të Hapësirës Kibernetike të Iranit (SCC).