Punonjësit e shëndetësisë të punësuar nga shteti federal amerikan do t’u kërkohet të vaksinohen kundër COVID-19, njoftoi sot Departamenti i Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp.
Masa ka të bëjë me 25 000 persona në kontakt me pacientë në strukturat shëndetësore të operuara drejtpërdrejt nga shteti federal, përfshirë personelin e Shërbimit Shëndetësor që ofron kujdes për anëtarët e fiseve native amerikane në të gjithë vendin.
Njoftimi për shtyp nuk specifikon afatin e dhënë punonjësve për t’u vaksinuar.
“Qëllimi ynë kryesor është shëndeti dhe siguria e publikut amerikan, përfshirë personelin tonë federal. Vaksinat janë mjeti më i mirë në dispozicion për të mbrojtur njerëzit nga COVID-19, për të parandaluar përhapjen e variantit Delta dhe për të shpëtuar njerëz”, tha ministri i Shëndetësisë, Xavier Becerra.
Në deklaratë thuhet, gjithashtu, se vaksinimi kundër gripit sezonal dhe vaksinat e tjera rutinë janë tashmë të detyrueshme për shumicën e punonjësve shëndetësorë të punësuar nga shteti federal.