UBT News

ShBA thotë se Rusia po përdor eksportet e ushqimit ukrainas si ‘shantazh’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin të hënën se po përpiqet të përdorë eksportet bujqësore ukrainase si “shantazh” kundër Perëndimit.

Diplomati i lartë tha se ka rreth 20 milionë tonë grurë të ruajtura në kapanone pranë Odessa-s, dhe në anije që tashmë janë mbushur dhe ankoruar në qytetin port. Por bllokada e Rusisë i ka penguar ata të largohen dhe të sjellin produkte ushqimore kritike në treg mes një krize globale.

“Kjo është e gjitha e qëllimshme. Ne e dimë se presidenti Putin po ndalon dërgimin e ushqimit dhe po përdor në mënyrë agresive makinën e tij të propagandës për të shmangur ose shtrembëruar përgjegjësinë, sepse ai shpreson se kjo do ta bëjë botën t’i dorëzohet atij dhe t’i japë fund sanksioneve. Është shantazh”, deklaroi Blinken.

Taktika është e barabartë me “eksportin e urisë dhe vuajtjes përtej Ukrainës”, tha ai, duke vënë në dukje veçanërisht efektet e dëmshme të krizës ushqimore në Afrikë.

“Nuk mund ta presimin presidentin Putin që ta bëjë gjënë e duhur”, tha Blinken.

Ukraina konsiderohet si “shportë buke” globale dhe është eksportuesi i pestë më i madh i grurit në mbarë botën, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Zyrtarët e OKB-së paralajmëruan të premten për rrezikimin e sigurisë ushqimore botërore 100 ditë pas luftës Rusi-Ukrainë, duke thënë se kjo përbën kërcënimin e urisë, destabilizimit dhe migrimit masiv në mbarë botën pasi Rusia bllokon portet e Detit të Zi që normalisht dërgojnë grurë në botë./UBTNews/

Exit mobile version