UBT News

SHBA-të kanë evakuuar rreth 28 mijë njerëz gjatë javës së kaluar nga Kabuli

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë që përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga aeroporti i Kabulit, me trupat amerikane që po qëndrojnë atje, po përshpejtohen.

Biden tutje tha që SHBA-të kanë evakuuar gati 28,000 njerëz nga aeroporti javën e kaluar, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai tashmë po përballet me presionin për të zgjatur një afat për evakuimet përtej 31 gushtit.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar kaq shumë njerëz pa dhimbje dhe pa pamjet zemërthyese që po i shihni”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Exit mobile version