Sulmet raketore të Rusisë ndaj Ukrainës kanë nxjerrë në pah “keqësinë dhe mizorinë” e luftës së saj, por nga ana tjetër e bashkuan edhe më shumë komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Ukrainës për t’u mbrojtur, tha sot sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.
Duke folur në një takim për Ukrainën në selinë e NATO-s, Austin vlerësoi arritjet ushtarake të Ukrainës që nga shtatori, duke i quajtur ato “të jashtëzakonshme” dhe duke thënë se ato e kanë ndryshuar dinamikën e luftës.
“Këto fitore u përkasin ushtarëve të guximshëm të Ukrainës. Por ndihma, trajnimi dhe përpjekjet e mbështetjes së Grupit të Kontaktit për sigurinë kanë qenë jetike”, shtoi ai.
Forcat ruse nisën sulme masive me raketa kundër qyteteve të Ukrainës të hënën, përfshirë furnizimin me energji elektrike, në atë që Putin tha se është hakmarrje për bombardimin e urës së Krimesë./UBTNews/