Një numër i demokratëve të kongresit po rrisin presionin mbi administratën e Biden për t’u angazhuar më me forcë në problemin izraelito-palestinez ndërsa dhuna në Gaza intensifikohet, duke zbuluar një ndryshim delikat në mënyrën se si demokratët kanë folur për Izraelin për dekada dhe një çarje të vogël në parti për politikën e jashtme.
Ndryshimi vjen pasi ka ende mosmarrëveshje brenda partisë rreth asaj se sa larg duhet shkuar. Ata që janë në skajet progresive janë duke u përpjekur të bllokojnë një marrëveshje armësh prej 735 milionë dollarësh të bërë me Izraelin, por ka pak shanse që kjo të ndodhë.
“Do të ishte e tmerrshme që Administrata e Biden të kalonte me 735 milionë dollarë në armatim të drejtuar me precizion ndaj Netanyahu pa asnjë varg të lidhur në vazhdën e përshkallëzimit të dhunës dhe sulmeve ndaj civilëve”, tha Ilhan Omar, një demokrate nga Minesota. “Kjo do të shihet si një dritë jeshile për përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe do të ulë çdo përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim”, deklaroi ajo.
Demokratët në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës u takuan të hënën për të diskutuar situatën në Izrael dhe shitjen e propozuar të armëve. Burimet anonime thanë se kishte një diskutim të gjallë të situatës.
“Një grup ligjvënësish në mënyrë agresive u morën me çështjen e shitjes së armëve, ndërsa një tjetër këmbënguli se Izraeli meriton të drejtën për të mbrojtur veten”, tha një burim.
Të hënën, presidenti Joe Biden lëshoi deklaratë “shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim dhe diskutoi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi”. Një pozicion i mbajtur nga shumë demokratë.
E diela shënoi ditën më vdekjeprurëse të dhunës izrealite mbi civilët palestinezë gjatë javës deri më tani, sipas të dhënave nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, ku sulmet izraelite vranë të paktën 52 palestinezë në Gaza.
Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, ka shprehur mbështetje për Izraelin, që tradicionalisht ka qenë qëndrimi i partisë, por progresistët po rriten gjithnjë e më të zëshëm që administrata të dënojë Izraelin dhe të ndërpresë mbështetjen ushtarake për vendin derisa të ndryshojë politikat ndaj palestinezëve.
“Tani është koha për të bërë biseda serioze rreth kushtëzimit të ndihmës ushtarake”, tha Alexandria Ocasio-Cortez.
Edhe demokratët kanë ngritur shqetësime, pas një sulmi ajror izraelit në ndërtesat e mediave ndërkombëtare Al-Jazeera dhe AP.
Përveç një armëpushimi, Kaine, i cili qëndron në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, tha se ka hapa të tjerë që administrata duhet të marrë gjithashtu.
“Unë mendoj se do të ishte mirë nëse ekipi i Biden mund të emërojë një të nominuar me të vërtetë me cilësi të lartë për të qenë ambasador në Izrael. Unë mendoj se duhet të përpiqemi të përdorim kombet arabe që kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, për t’u përpjekur t’i vëmë në tryezë për të ndihmuar në promovimin e një stabiliteti më të madh në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Por fillimisht duhet të fillojmë me armëpushimin”, deklaroi ai./UBTNews
(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)