SHBA ka parë një rritje të aktivitetit detar rus në veri të Detit të Zi, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, përcjell UBT News.
Zyrtari tha se SHBA beson se një pjesë e granatimeve rreth qytetit ukrainas të Odesës kanë ardhur nga këto anije luftarake, por se ende nuk ka një indikacion për një sulm të afërt amfib kundër Odesës.
Rusia ka më shumë se një duzinë luftanije në veri të Detit të Zi, duke përfshirë anije amfibe, luftëtarë sipërfaqësorë, një minahedhës dhe varka patrullimi, sipas zyrtarit./UBTNews/