Shtetet e Bashkuara të Amerikës sanksionuan shtatë zyrtarë iranianë për të cilët u tha se “luajtën një rol në ndërprerjen e internetit dhe shtypjen e protestave” që përshkuan vendin gjatë javëve të fundit.
Departamenti i Thesarit sanksionoi Ministrin e Brendshëm, Ahmad Vahidi, i cili u sanksionua edhe një herë më parë, duke thënë se ai mbikëqyr dhe ka mbrojtur përdorimin e “forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve në shumë raste” nga forcat e zbatimit të ligjit.
Përveç tij, ShBA sanksionoi edhe ministrin e Komunikimit, Eisa Zarepour dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreun e Policisë kibernetike iraniane.
Që nga 16 shtatori kur vdiq 22-vjeçarja Mahsa Amini në paraburgim shpërthyen protestat në Iran./UBTNews/